Mielli Kosova

Laborator

MFB INTERNATIONAL KOSOVA synon cilësi të lartë në çdo hap të procesit të prodhimit. Ky botëkuptim i cilësisë fillon me zgjedhjen e grurit të cilësisë më të lartë, dhe forcohet me përzgjedhjen e përpiktë të grurit dhe me analizat e kujdesshme të kontrollit të cilësisë që bëhen në çdo fazë. Në çdo paketë ofrohet cilësia dhe shija më e mirë duke përdorur teknologjitë më moderne të prodhimit . Cilësia në MFB INTERNATIONAL KOSOVA nuk kufizohet vetëm me procesin e prodhimit, por menaxhohet edhe pas përpunimit dhe paketimit të grurit, në fazën kur produktet arrijnë tek konsumatorët dhe profesionistët. Në këtë pikë, cilësia ruhet gjithmonë në duart e zota që e kthejnë atë në një produkt. Komentet e konsumatorëve dhe kërkesat për informacion shqyrtohen me syrin e kujdesshëm të një ekipi ekspertësh dhe ofrohet mbështetja e nevojshme teknike. Kjo cilësi pasqyron rëndësinë e madhe që MFB INTERNATIONAL KOSOVA i kushton sigurisë ushqimore, kënaqësisë së konsumatorit, mirëqenies së punonjësve dhe mbrojtjes së mjedisit.